Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj për Ligjin e pagave: Është ligj i pabarazisë

Përfaqësuesi i Shoqatës sindikale të shërbyesve civilë të nivelit qendror, Ali Sefaj, ka thënë se edhe drafti i ri i Ligjit të Pagave nuk i plotëson kërkesat.

Ai thotë se ka mundësi të korrigjohet e veçanërisht duhet të përcaktohet vlera e koeficientit.

“Ky draftligj, nuk mund të ikë në këtë format. Ligji për pagat, agjencitë ekzektuive nuk i trajton në bazë të barabartë me nivelin ministror. E kam parë draftin. Nuk i adreson kërkesat. Është ligj i pabarazisë. Nuk e përcakton vlerën e koeficioentit. Është e papranueshme që vlera e koeficientit të përcaktohet me Ligjin e buxhetit. Unë mund të kem besim në qeverisjen e tanishme, kryeministrin, pornesër dikush tjetër mund të vijë e të luajë me ne. Duhet të kemi vlerën e koeficientit, cili është ai, si të adresohet më mirë, të përfshihen kërkesat, të jetë racional brenda kategorizimit”, ka thënë Sefaj në Interaktiv të KTV-së.

Sa i përket asaj nëse kërkesat e Qeverisë do të mund të përballohen nga buxheti i Kosovës, Sefaj ka thënë se kanë bërë analizat dhe nuk rrezikohet buxheti.

“Ne kemi bërë analizat, kemi parë se cili mund të jetë implikimi në kuletën e shtetit. Sikur të vinte ofertë të thoshte do të merrnit kaq, por rrezikohet buxheti i Kosovës dhe rrezikohet të rritet borxhi publik, atëherë do të refuzonim. Ne kemi bërë analizë të vogël. E kemi krahasuar me vitet paraprake. Në vitin 2014 e 2015, kur ishin rritjet e pagave. Përqindja e pagave në buxhetin e Kosovës në vitin 2014 ishte 33.04 për qind, në vitin 2015 ishte 33.57 për qind. Në vitin 2019 ishte 28.92 për qind, në vitin 2020, ishte 29.57 për qind, e në vitin 2022 është 24.24 për qind. Ka rënie të dukshme, është rritur buxheti i Kosovës, të hyrat janë rritur si pçasojë e inflacionit. Nëse i ndan 30 për qind për buxhet për paga atëherë do të duhej shtuar 153 milionë e nëse shkon 33 për qind atëherë 235 milionë”, ka thënë Sefaj në Interaktiv të KTV-së. “Po kërkojmë dialog të gjejmë mënyra se si të menaxhohet situata”.

Edhe Komisioni për Buxhet miraton në parim projektligjin për ndarjet buxhetore Arbëri 5 muaj më parë Komisioni për Buxhet miraton në parim projektligjin për ndarjet buxhetore

Sefaj ka thënë se janë rritur dukshëm shpenzimet dhe shumë zyrtarë publikë e kanë të vështirë të kalojnë edhe muajin.