Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj kërkon që raportimi për IPK-në të bëhet pa praninë e mediave

Me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, raportimi i tij në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri do të bëhet pa praninë e mediave në çështjet që konsiderohen si pjesë të hetimeve.

“Mirë do të ishte që krejt raporti bëhet i mbyllur”, tha Sefaj.

Kryetari i Komisionit Haxhi Shala është pajtuar me kërkesën e ministrit, sipas të cilit është e drejtë.

Edhe Rexhep Selimi ka thënë se raportimi të bëhet në dy pjesë, një pjesë për medie dhe një pjesë e mbyllur.

”Çështja është mjaft delikate dhe mund të ketë interferime. Por për të pasur një raportim të mirëfilltë, do të ishte mirë të bëhet e mbyllur. Unë kam kërkuar me shkrim që të jetë e mbyllur. Ju mund të vendosni për këtë”, ka thënë ministri Sefaj.