Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 12 korrik 2018.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
“Në këtë seancë, pritet të shqyrtohen disa projektligje, e po ashtu do të votohet edhe për pikat e mbetura nga seancat e mëparshme”, thuhet në njoftim.