Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Seanca në kundërshtim me parimet demokratike”

Klinë, 28 prill – Organizata monitoruese e punës së Kuvendit Komunal të Klinës, OJQ KOHA nga Klina, ka ngritur shqetësimet e saj për ecurinë e takimit Kuvendit Komunal të premten, duke e konsideruar se nuk janë respektuar procedurat teknike dhe demokratike në zhvillimin e seancës së katërt të rregullt të këtij viti.

“Problemet e para janë shfaqur në fillim kur kryesuesi i Kuvendit Komunal është vonuar për 20 minuta në paraqitjen e tij në sallë, duke shkaktuar kështu vonesa në fillimin e seancës të paraparë për në orën 10:00. Disa minuta, gjegjësisht tre, para arritjes së kryesuesit në sallë këshilltarët e opozitës dalin pa paralajmërim duke shkaktuar edhe mungesë kuorumi. Kryesuesi i Kuvendit nuk ka dhënë sqarime se pse është vonuar prania e tij në sallë për 20 minuta, kurse nga ana tjetër mbetet e paqartë arsyeja e largimit të këshilltarëve të opozitës. Seanca pastaj ka filluar zyrtarisht me 35 minuta vonesë, vetëm pas arritjes së kuorumit prej 14 këshilltarësh komunalë, ku në mënyrë të përshpejtuar dhe pa asnjë diskutim është miratuar rendi i ditës dhe 3 pika të këtij rendi. Një nga pikat e këtij rendi, ku Ekzekutivi i Komunës është dashur të raportonte për punën e tij për vitin 2016, ka kaluar me paraqitjen e kryetarit të Komunës në foltore me një kohëzgjatje prej vetëm 1.5 minutash”, thuhet në komunikatën e kësaj OJQ-je.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas miratimit të këtyre pikave, sipas OJQ KOHA, është vendosur për një pauzë të seancës për 30 minuta. Pas rifillimit të seancës dhe rikthimit te këshilltarët e opozitës në sallë, të njëjtit kanë kërkuar rikthimin në diskutim të pikave paraprake, të cilat në rast të moskthimit do të shtynin këta këshilltarë ta braktisnin plotësisht seancën. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)