Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita lëshon seancën pasi nuk kaluan propozimet për tërheqje nga rendi i ditës i tri projektligjeve

Votimi

Foto: Alban Bujari

Në mungesë kuorumi, shtyhet seanca e Kuvendit

 

(14:20) - Në mungesë kuorumi, nuk është vazhduar seanca plenare. Të pranishëm në sallën alternative ku është mbajtur seanca e sotme, kanë qenë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Paraprakisht, deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën plenare meqë nuk është mbështetur kërkesa për tërheqjen e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Komisionit të Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo seancë do të vazhdohet javën e ardhshme.

“Siç duket nuk do ta kemi kuorumin për sot, kështu që këtë seancë e vazhdojmë javën e ardhshme”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Në seancën e sotme plenare ishin paraparë mbi 30 pika të rendit të ditës


Projektligjet për Komisionin e Pavarur të Mediave, për zyrtarët publikë dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk morën shumicën për t’u tërhequr nga votimi, siç kërkuan deputetët opozitarë.

Edhe Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në kushte të jashtëzakonshme Arbëri Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në kushte të jashtëzakonshme

50 deputetë ishin kundër tërheqjes nga rendi për projektligjin për KPM-në, 25 për e 3 abstenuan, e kundër tërheqjes nga rendi për zyrtarët publikë votuan 50 deputetë, 25 për e 3 abstenime.

Pas votimit, deputetët opozitarë lëshuan sallën alternative ku po mbahet seanca e sotme.

Kuvendi më pas shkoi në pauzë deri në 13:30.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në kushte të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten seancë parlamentare, ku në rend të ditës janë...