20:51 - Seanca e thirrur nga opozita është shtyrë për nesër, dhe do të nisë në ora 10:00.
Opozita nuk ka pasur numrat për të mbajtur seancën e sotme, dhe ajo është shtyrë për nesër, transmeton Koha.net.
“Kërkoj nga shefat e Grupeve Parlamentare një konsultim. Po duket që ka koordinim mes grupeve. S’mundem me hap seancën pa i pasur 61 deputetë. Nëse doni kemi ende kohë në ora 00:00, në 02:00 pas mesnate, a në ora 06:00 të mëngjesit e vazhdojmë por vetëm ta dimë drejtimin e kësaj seance. Ne i kemi pas 63 deputetë në sallë. Ju për koordinim. Nënkryetari i Kuvendit kërkoi për nesër në ora 10:00 është kërkesa juaj. Ju lutem që nesër të mos përsëritet situata e njëjtë. Nesër në ora 10:00 vazhdon seanca”, është shprehur Veseli.
Opozita ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të kundërshtuar dialogun që përfshinë ndryshmin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nisma thotë se s’do t’ua kompensojë deputetët që i mungojnë opozitës
Edhe
64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit
20:25 - Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kjo parti nuk do t’ua kompensojë deputetët që i mungojnë opozitës për t’ua bërë kuorumin për votim të rezolutës për ndalim të negocimit të kufijve me Serbinë.
Ai ka deklaruar se opozita tash pa i bërë 58 vota nga të gjithë deputetët opozitarë, nuk do të ketë më përkrahjen e kësaj partie.
“Tash po u themi publikisht se kur t’i keni 58 deputetët tuaj, Nisma me deputetët e saj do të marrin pjesë në seancë. Nisma ka deklaruar se do t’ua bëjë kuorimin, por jo 50 deputetë me dhjetë tanët. Nuk do të kompensojmë mungesën e deputetëve të tyre”, ka thënë Sherifi.
Kuvendi hyri në pauzë me fillim, pasi të pranishëm ishin vetëm 59 deputetë nga 61 sa u duhen për të mundësuar votime.
Këta deputetë po i mungojnë opozitës
Opozita nuk po arrin të bëjë kuorumin për të votuar për rezolutën që ndalon negocimin për kufijtë në dialogun me Serbinë.
Seanca e jashtëzakonshme hyri në pauzë pasi në sallë ishin 59 deputetë, përfshirë disa deputetët të Nismës së Kosovës.
Në sallë nuk ishin Teuta Rugova dhe Ramiz Kelmendi të LDK-së dhe Faton Topalli i PSD-së.
30 minuta pauzë në Kuvend, edhe opozita pa numra
20:07 - Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur për pauzë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur nga opozita për të votuar një rezolutë që ndalon negocimin për kufij në dialogun me Serbinë.
Ai ka thirrur për pauzë prej 30 minutash.
Opozita akoma nuk ka arritur të mbledhë 61 deputetë për të siguruar kuorum për votim të rezolutës. Në sallë ishin 59 deputetë.
Nis seanca e jashtëzakonshme e opozitës, akoma s’ka kuorum për votim të rezolutës
19:52 - Është shpallur e hapur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita me qëllim të votimit të një rezolute që ndalon negocimin për kufij në dialogun me Serbinë.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se në sallë janë 55 deputetë të pranishëm, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë.
Pas këtij deklarimi ka pasur lëvizje të deputetëve, por akoma nuk dihet a është arritur numri i kërkuar.
PDK në mbledhje të Grupit Parlamentar
Në kohën kur po pritet të nisë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga partitë opozitare, për të votuar një rezolutë që ndalon negocimin për kufij në dialogun me Serbinë, Partia Demokratike e Kosovës po mban mbledhje të Grupit Parlamentar.
Ky grup parlamentar nuk po merr pjesë në seancën e ftuar nga opozita.
Edhe
Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin
Nisma në Kuvend
19:37 - Deputetë të Nismës Socialdemokrate kanë hyrë në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në të cilën pritet të votohet një rezolutë që ndalon presidentin Hashim Thaçi të negociojë me Serbinë për territore.
Në sallë është i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
{gallery}
Opozita s’e di nëse ka numrat për të mbajtur seancën
19:22 - Është caktuar për në ora 19:30 seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.
Megjithatë, burime të Koha.net bëjnë të ditura se opozita ende nuk e di nëse i ka numrat për të mbajtur këtë seancë.
Kujtojmë se për ta mbajtur seancën duhet të jenë të paktën 61 deputetë.
Opozita e ka thirrur këtë seancë parlamentare lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka konfirmuar se pjesëmarrjen në seancë e kanë konfirmuar të tri partitë politike.
“Tash ju e dini se ne po presim pothuajse se një javë për këtë seancë. Mungesa e vullnetit të kryetarit të Kuvendit ka stërzgjatur këtë seancë. Ne kemi konfirmim se tri grupet opozitare do të jenë prezent, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të jenë prezent dhe të nxjerrim këtë rezolutë. Do të ishte e mirëseardhur që secili deputetë i mazhorancës të ishte. Do të ishte mirë që të bëheshin pjesë e debatit”, ka thënë Zemaj.
Edhe Nisma e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë të jashtëzakonshme.
Nisma merr pjesë në seancën e opozitës, AAK-ja jo
18:33 - Nisma Socialdemokrate ka rikonfirmuar se do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita për të votuar rezolutën që ndalon negocimin për territore në dialogun me Serbinë.
Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë se s’ka asnjë ndryshim në qëndrim dhe se do të jenë në Kuvend për seancën që nis në orën 19:30.
Në anën tjetër, partneri tjetër i koalicionit qeverisës, AAK-ja, ka thënë se nuk do të marrë pjesë, për shkak të mungesës që opozita pati në seancën e ftuar nga qeveria për ekipin qeveritar për dialog.
Seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga opozita mbahet sonte
Kryeparlamentari Kadri Veseli konfirmoi se kjo seancë do të nisë në orën 19:30.
Seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga deputetët e opozitës pritet të fillojë në orën 19:30, raporton KTV.
Edhe
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja
Kjo seancë ishte planifikuar të mbahej dje në orën 10:00 por që nuk ka filluar fare pasi që ishte caktuar seanca e ftuar nga Qeveria për në orën 9:00.
Opozita ka kërkuar që të mos diskutohet me Serbinë për territore.