Ka 35 vjet që Ahmet Pllana punon si arsimtar i historisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Pllana, tashmë 61-vjeçar, për shkak të moshës mendon se nuk mund të japë më kontributin e tij në arsim, raporton KTV.
Përveç shëndetit të dobësuar, Pllana shprehet se në vend ka gjithnjë nevojë për kuadro të reja, andaj kërkon që punëtorëve në arsim t’u mundësohet pensionimi para kohe.
Krijimin e mekanizmave ligjorë që do t’ua mundësonte punëtorëve në arsimin parauniversitar pensionimin para se t’i mbushin 65 vjeç ka kohë që e ka kërkuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
Zyrtarë të saj, kërkesën e tyre e bazojnë në shumë arsye.
Në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se ka kohë që janë duke i analizuar mundësitë ligjore dhe implikimet e tjera.
Edhe
SBASHK-u do pensionim të parakohshëm për arsimtarët që vuajnë nga sëmundje të rënda
SBASHK-u ka kërkuar që punëtorët të marrin pension 70% të pagës së tyre dhe pret që kjo të rregullohet ligjërisht brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Pensionimi i parakohshëm përmes ligjit do të rregullohet edhe për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.