Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, është takuar të martën me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Siç ka bërë të ditur zyra e MPJD-së, në këtë takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, posaçërisht në Këshillin e Evropës.
“Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi z. Sarrazin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës. Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim.
Ahmeti më tej e ka falënderuar Sarrazinin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për stabilitetin në rajon.
-
Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari
-
Kurti takohet me Sarrazinin, bisedojnë për marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit
-
Sarrazin: S’mund t’ia bëjmë Kosovës punën diplomatike, duhet ta bëjë vetë
-
Kurti-Sarrazinit: Kur në rajon shtyheshin platforma paralele, Kosova u angazhua plotësisht në Procesin e Berlinit
-
Sarrazin: Përparimi drejt BE-së varet prej kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë