Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues.
Ai ka reaguar pasi që Supremja e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikonte Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
“Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radoiçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listës Serbe në një formë apo formën tjetër”,
Ai ka thënë se ankesa e Vetëvendosjes është hedhur poshtë për shkaqe procedurale.
“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cenuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025”, ka shkruar Sallahu.
-
VV-ja do ta çojë në Kushtetuese vendimin e Supremes që ia refuzoi ankesën për votat me postë
-
Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe
-
Refuzohet ankesa e Listës Serbe për certifikim të kandidatëve për deputetë të partisë së Rashiqit
-
Leku i PZAP-së për Listën Serbe: Vetë KQZ-ja ka thënë se janë plotësuar kushtet për certifikim
-
PZAP-ja e miraton ankesën e Listës Serbe, i refuzon gjashtë të tjera