Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.
Kështu ka shkruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, sipas së cilit shumë shpejt, pasuria e përfituar jashtëligjshëm nga zyrtarë publik do të jetë cak i Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e cila aktualisht pret që një kohë të gjatë pa asnjë arsyetim në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për hyrjen në fuqi të ligjit.
“Atëherë edhe shifrat do të jenë krejtësisht tjera, ku koncepti i realizimit të drejtësisë do të gjej efikasitetin e vet. Byroja do të jetë institucioni që nuk do të tolerojë më përfitime të “rastësishme” nga zyrtarë publik që nuk arrijnë të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë së tyre. Pasuritë e tilla do të sekuestrohen dhe konfiskohen, pastaj ato do t’u kthehen qytetarëve si pronar legal e legjitim”, ka shkruar ai.
-
Sallahu pavarësisht shfuqizimit: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nis sivjet
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve
-
Shfuqizohen vendimet e Kuvendit me të cilat u miratuan 13 ligje, përfshirë ai për Byronë
- Nevoja e shitjes së pasurisë së sekuestruar: Pse institucionet duhet të jenë të kujdesshme në këtë aspekt
-
Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar