Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet, teksa ka njoftuar se sot përfundon afati i konsultimit publik për të. Në Facebook, Gërvalla është zotuar se asnjë koment s’do të mbetet pa u trajtuar. Teksa e ka cilësuar domosdoshmëri për shtetin, ajo ka thënë se pasuria e pajustifikueshme duhet t’u kthehet qytetarëve.
“Krijimi i kësaj Byroje është një domosdoshmëri shtetërore dhe një zotim i qartë për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës. Pasuria e pajustifikueshme, e krijuar mbi kurrizin, mundin dhe djersën e qytetarëve të Republikës, nuk mund të mbetet e paprekshme. Ajo duhet të verifikohet, të konfiskohet kur nuk justifikohet me burime të ligjshme dhe t'u kthehet qytetarëve, të cilëve u takon. Sepse në Republikën e Kosovës ligji nuk njeh të paprekshëm. Askush, bash askush, nuk qëndron mbi ligjin, dhe askush nuk mund të pasurohet në kurriz të interesit publik pa u përballur me drejtësinë”, ka thënë ajo.
Ligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme kaloi në prill, pasi versioni paraprak ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Në prezantimin e Projektligjit në Qeveri, Gërvalla pati thënë se kanë marrë për bazë vërejtjet e Kushtetueses.
Kjo byro parashihet të ketë zyrtarë që verifikojnë pasuritë për të cilat dyshohet se janë fituar jashtëligjshëm nga zyrtarët publikë. Nëse ajo përcaktohet si e pajustifikueshme, parashihet konfiskimi i pasurisë nga Gjykatat.
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si një nga prioritetet e ekzekutivit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Edhe
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë shtetërore për verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Gjykata më e lartë në Kosovë në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për Byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.
Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.
-
Ditë maratonike në Kuvend – dy miratime e një dështim
-
Kalon në parim projektligji për Byronë, dështon tentimi i LVV-së për amendamentim të përshpejtuar
-
Gërvalla: Projektligji për Byronë nuk cenon qytetarin, merret me zyrtarët publikë
-
Komisioni miraton projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë