Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sali Berisha kundër protestuesve për një kërkesë: S’ka qeveri me short

Sali Berisha

E gjatë ditës lideri opozitar në Shqipëri, Sali Berisha, megjithëse ka përkrahur protestat në ditët e fundit, ka dalë kundër një kërkesë të tyre. Sipas tij, çdo zgjidhje për vendin duhet të kalojë përmes Kuvendit.

Yllnora Elshani - Arifaj

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, asaj Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër njërës prej kërkesave të protestuesve që tash e një muaj gati janë revoltuar ndaj Qeverisë Rama.
Në një konferencë të mërkurën, Berisha ka thënë se kërkesa e protestuesve për një qeveri sipas tij, jokushtetuese, është e papranueshme.

“Një qeveri jashtë Kushtetutës nuk bëhet fjalë. Unë s’dal jashtë ligjit etj etj”, ka theksuar Berisha.

Dy ditë më parë, protestuesit shpallën 5 kërkesa që duhet plotësuar për t’i dhënë fund revoltës.
Mes tyre janë edhe dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike transitore.

Berisha i është referuar kërkesës së tretë të protestuesve, ku kërkohet që të ketë ndryshime kushtetuese dhe ato të miratohen me referendum.

Edhe Tensione dhe kaos në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja kërkon përjashtimin e Berishës LAJMET E MBRËMJES Tensione dhe kaos në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja kërkon përjashtimin e Berishës

Kërkesat nuk janë pranuar as nga kryeministri Edi Rama, që në disa postime e intervista ka sharë, sulmuar e etiketuar protestuesit. 

Lideri opozitar në Shqipëri ka thënë se Rama e ka shndërruar vendin në sulltanat.

‘’Edi Rama e trajton Shqipërinë si një sulltanat të tij. Si një pronë private, dhe regjimin e tij si një regjim kolonial ndaj shqiptarëve’’, ka deklaruar Berisha.

Të mërkurën është mbajtur protesta e 25-të me radhë në sheshet e Tiranës.

Revolta nisi kundër investimeve të huaja në Zvërnec, e më pas zemërimi qytetar u rrit edhe për çështje tjera. 

Edhe Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje Arbëri Berisha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile: Rama të japë dorëheqje

Gjatë tubimeve, pos ndaj Ramës, pakënaqësi është shprehur edhe ndaj Berishës. 

Parulla “Rama n’burg, Berisha n’burg” ka dominuar në çdo protestë.