Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, ka thënë se Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë, duhet të rrënohet.
Të enjten në një intervistë në emisionin “Sot” në KTV, Sahiti ka thënë se arkitektët e kanë vlerësuar se ajo nuk i plotëson kushtet.
“Shtëpia e të moshuarve në Prishtinë duhet të rrënohet sepse arkitektët e kanë vlerësuar se objektet ku ndodhen të moshuarit nuk i plotësojnë kushtet. Po mendojmë të ndërtojmë qendër të re”, është shprehur Sahiti.
Ajo ka thënë se që nga rasti i dhunës ndaj të moshuarës në një qendër private të kujdesit për të moshuarit në Pejë, Qeveria e ka kthyer menaxhimin e qendrave për të moshuar në nivel lokal, nga niveli qendror.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
-
Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë
-
Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A
-
Demjaha: Vetëm 30% e Planit Zhvillimor të Prishtinës është zbatuar, nivel i turpshëm
-
Shahini premton uljen e çmimit të banesave në Prishtinë