Analisti politik Naim Sadiku beson se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë shumë kalkulime politike që nga 9 shkurti i vitit të kaluar.
Sadiku në “Konfront” të KTV-së ka thënë se ekziston ende një paqartësi e madhe sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, ndërsa po afrohet afati i 4 marsit që është i fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin presidentin.
“Prapë, dëgjojmë tendenca sqaruese, por nuk ka qëndrim të saktë të LDK-së sa i përket kësaj. S’po flasim për një periudhë që ka shumë kohë e mund të ketë takime. Pas takimit dyorëshe mes Kurtit dhe Abdixhikut, besoj atje janë shoshitur shumë çështje tjera jo vetëm emri i presidentit. Çka nënkupton konsensusi? A ka qëndrim LDK-ja apo emër si të zgjidhet procesi? Apo e pret në një formë Kurtin të ofrojë kandidat e të diskutohet më pas. Është paqartësi e madhe...Më shumë se mosbesim besoj se është kalkulim total politik i partive politike. LDK-ja ka kalkuluar shumë që nga 9 shkurti dhe kalkulimet i kanë dalë të pasakta”, tha Sadiku.
Sadiku tha se po krijohet një paqartësi që nuk e meriton qytetari.
“Përderisa tash LDK-ja po shpreh mirëkuptimin, po vlerëson qasjen ndryshe të Kurtit, po e vlerëson në një pozitë ku ka rënë në vota. Pse se vlerësonit njëjtë kur kishit ofertë qeverisjeje, aty mund të hynte edhe çështja e presidentit e do të ishte zgjidhur situata. S’do të humbte Kosova një vit nga një qasje refuzuese e LDK-së. Prandaj po them se pozita sot, pas këtyre takimeve e kësaj paqartësie, nuk e meriton qytetari i Kosovës. Të paktën si parti opozitare duhet të ishit të qartë në qëndrim”, iu drejtua Sadiku shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Konfront: Loja politike me presidentin/en
-
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje
-
Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit
-
Dështon marrëveshja, 6 deputetë të LDK-së s’e mbështesin Sejdiun për president
-
Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për president
-
Paqartësitë që nuk i zgjidhi propozimi i Sejdiut