Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paqartësitë që nuk i zgjidhi propozimi i Sejdiut

Bekim Sejdiu

Foto: Driton Paçarada

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, u propozua për president nga negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Emri u gjet, por paqartësi të tjera mbeten. Në konferencën për media të hënën, asnjë nga zyrtarët e pranishëm të VV-së dhe të LDK-së nuk pranuan pyetje.

Përderisa Lumir Abdixhiku i LDK-së dha zotimin se partia e tij do ta mbështesë marrëveshjen me VV-në, një deputet doli kundër kandidaturës së Sejdiut. Avdullah Hoti e bëri të qartë se është kundër kandidaturës, por as ai nuk e sqaroi nëse vota e tij kundër do të thotë edhe mosprezencë në seancë në ditën e votimit.

Të martën, siç ka mësuar KOHA, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë Kryesinë e partisë. Një deputet i kësaj partie, në kushte anonimiteti, ka thënë se Abdixhiku nuk është konsultuar me ta për kandidaturën e Sejdiut.

E epilog nuk ka marrë as pyetja se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ende nuk është konstituuar legjislatura e 11-të e Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Dy partitë tjera parlamentare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca vazhdimisht po mbajnë aksione në thirrje për mbajtjen e seancës konstituive që u shty dy herë me kërkesë të Vetëvendosjes për negociatat për presidentin. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, pati kërkuar shtyrjen duke thënë se konstituimi dhe formimi i Qeverisë nuk shmangin zgjedhjet, nëse nuk gjendet një emër për president.

Edhe Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit Arbëri Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit

Që votimi për president të jetë i vlefshëm kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në Kuvend. Vetëvendosje i ka 53 deputetë, LDK-ja 18. Bashkë me 10 nga komunitetet ato tejkalojnë 80-shin. Por paqartësitë e sigurimit të 80 deputetëve mbeten pas daljes kundër të deputetit Hoti. Nuk dihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do të jenë në sallë në momentin e votimit.

Se votë pro Sejdiut nuk ka, ka thënë kryetari i partisë së dytë më të madhe parlamentare, Bedri Hamza. Partia Demokratike e Kosovës i ka 22 deputetë.

Ndërkaq partia me 7 deputetë, Aleanca, ka thënë në vazhdimësi se kërkon që t’i plotësohen kërkesat për gaz amerikan e të tjera, për të marrë votat e saj.

Në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet edhe me 61 vota.

Për t’u kandiduar zyrtarisht për president duhen nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve. Deputetët kanë të drejtë të japin nënshkrim për vetëm një kandidaturë.

Edhe Dështon marrëveshja, 6 deputetë të LDK-së s’e mbështesin Sejdiun për president LAJMET E MBRËMJES Dështon marrëveshja, 6 deputetë të LDK-së s’e mbështesin Sejdiun për president

Më 5 shtator bëhen 30 ditë që kur u betuan deputetët. 

Pas konstituimit nis rrjedhja e afateve kushtetuese për Qeverinë dhe Presidentin.