Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Las ambigüedades que la propuesta de Sejdiu no resolvió

Bekim Sejdiu

Foto de : Driton Pacharada

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, u propozua për president nga negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Emri u gjet, por paqartësi të tjera mbeten. Në konferencën për media të hënën, asnjë nga zyrtarët e pranishëm të VV-së dhe të LDK-së nuk pranuan pyetje.

Përderisa Lumir Abdixhiku i LDK-së dha zotimin se partia e tij do ta mbështesë marrëveshjen me VV-në, një deputet doli kundër kandidaturës së Sejdiut. Avdullah Hoti e bëri të qartë se është kundër kandidaturës, por as ai nuk e sqaroi nëse vota e tij kundër do të thotë edhe mosprezencë në seancë në ditën e votimit.

Të martën, siç ka mësuar KOHA, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë Kryesinë e partisë. Një deputet i kësaj partie, në kushte anonimiteti, ka thënë se Abdixhiku nuk është konsultuar me ta për kandidaturën e Sejdiut.

E epilog nuk ka marrë as pyetja se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ende nuk është konstituuar legjislatura e 11-të e Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Dy partitë tjera parlamentare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca vazhdimisht po mbajnë aksione në thirrje për mbajtjen e seancës konstituive që u shty dy herë me kërkesë të Vetëvendosjes për negociatat për presidentin. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, pati kërkuar shtyrjen duke thënë se konstituimi dhe formimi i Qeverisë nuk shmangin zgjedhjet, nëse nuk gjendet një emër për president.

Që votimi për president të jetë i vlefshëm kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në Kuvend. Vetëvendosje i ka 53 deputetë, LDK-ja 18. Bashkë me 10 nga komunitetet ato tejkalojnë 80-shin. Por paqartësitë e sigurimit të 80 deputetëve mbeten pas daljes kundër të deputetit Hoti. Nuk dihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do të jenë në sallë në momentin e votimit.

Se votë pro Sejdiut nuk ka, ka thënë kryetari i partisë së dytë më të madhe parlamentare, Bedri Hamza. Partia Demokratike e Kosovës i ka 22 deputetë.

Ndërkaq partia me 7 deputetë, Aleanca, ka thënë në vazhdimësi se kërkon që t’i plotësohen kërkesat për gaz amerikan e të tjera, për të marrë votat e saj.

Në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet edhe me 61 vota.

Për t’u kandiduar zyrtarisht për president duhen nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve. Deputetët kanë të drejtë të japin nënshkrim për vetëm një kandidaturë.

Më 5 shtator bëhen 30 ditë që kur u betuan deputetët. Në aktvendimin e rastit të vitit të shkuar, Gjykata Speciale pati vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh prej nisjes së seancës konstituive, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Pas konstituimit nis rrjedhja e afateve kushtetuese për Qeverinë dhe Presidentin.