Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LIVE-Konfront: Loja politike me presidentin/en

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Robelli për çështjen e presidentit: Partitë politike të paafta, tallje me qytetarët

49 min. më parë / 26 shk 2026 21:16
Gazetari e publicisti Enver Robelli

Gazetari e publicisti Enver Robelli ka thënë se partitë politike janë duke u tallur me qytetarët, me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kur ka mbetur edhe një javë kohë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, partitë kanë qëndruar të heshtura pavarësisht takimeve të liderëve. Ato nuk kanë përmendur ndonjë emër e as marrëveshje dhe sipas Robellit, populli është në terr nga lojërat e partive politike.

“Se çfarë presidenti apo presidente do Kosova, fillimisht duhet të përgjigjen partitë politike. Për fat të keq po shohim që posti i presidentit qe një kohë të gjatë po shndërrohet më shumë në një pjesë të kalkulimeve elektorale të partive politike. Nëse thuhet se është post i rëndësishëm duhet të ketë edhe qasje serioze ndaj kësaj pune. Nëse është post kaq i rëndësishëm, ka mbetur më pak se një javë dhe populli i Kosovës nuk e di kush është kandidat. Nuk di asgjë për profilin e kandidatit apo kandidates. Jemi absolutisht në terr. Dhe nuk është hera e parë. E ë këtë terr shohim njerëz që marrin guxim e shpallin kandidatura kokë më vete siç ndodhi sot (Arsim Bajrami). Kosova i ka 1.6 milion banorë dhe potencialisht jemi 1.6 milion kandidatë sepse partitë politike janë të paafta t’i përgjigjen detyrës së tyre sepse ne nuk mund të zhvillojmë zgjedhje dhe pastaj prapë të shkojmë në zgjedhje sepse partitë politike duan ta përdorin postin e presidentit për lojëra të bixhozit politik mes vete”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Robelli ka thënë se përderisa kandidatët për kryetarë komunash a për kryeministër dalin në debate dhe shpjegojnë programet para opinionit, për president ka terr të plotë.

“Ku janë kandidatët për president? Ku është përgjegjësia e partive? Ku janë kriteret dhe pse nuk po vlejnë ato? Janë sërë çështjesh që s’mund t’i kuptoj më”, ka shtuar ai.

Sadiku: LDK-ja ka kalkuluar shumë nga 9 shkurti, por nuk i ka dalë mirë

1 o. më parë / 26 shk 2026 21:01
Naim Sadiku

Analisti politik Naim Sadiku beson se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë shumë kalkulime politike që nga 9 shkurti i vitit të kaluar. 

Sadiku në “Konfront” të KTV-së ka thënë se ekziston ende një paqartësi e madhe sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, ndërsa po afrohet afati i 4 marsit që është i fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin presidentin. 

“Prapë, dëgjojmë tendenca sqaruese, por nuk ka qëndrim të saktë të LDK-së sa i përket kësaj. S’po flasim për një periudhë që ka shumë kohë e mund të ketë takime. Pas takimit dyorëshe mes Kurtit dhe Abdixhikut, besoj atje janë shoshitur shumë çështje tjera jo vetëm emri i presidentit. Çka nënkupton konsensusi? A ka qëndrim LDK-ja apo emër si të zgjidhet procesi? Apo e pret në një formë Kurtin të ofrojë kandidat e të diskutohet më pas. Është paqartësi e madhe...Më shumë se mosbesim besoj se është kalkulim total politik i partive politike. LDK-ja ka kalkuluar shumë që nga 9 shkurti dhe kalkulimet i kanë dalë të pasakta”, tha Sadiku.

Sadiku tha se po krijohet një paqartësi që nuk e meriton qytetari. 

“Përderisa tash LDK-ja po shpreh mirëkuptimin, po vlerëson qasjen ndryshe të Kurtit, po e vlerëson në një pozitë ku ka rënë në vota. Pse se vlerësonit njëjtë kur kishit ofertë qeverisjeje, aty mund të hynte edhe çështja e presidentit e do të ishte zgjidhur situata. S’do të humbte Kosova një vit nga një qasje refuzuese e LDK-së. Prandaj po them se pozita sot, pas këtyre takimeve e kësaj paqartësie, nuk e meriton qytetari i Kosovës. Të paktën si parti opozitare duhet të ishit të qartë në qëndrim”, iu drejtua Sadiku shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu. 

 

Lushaku-Sadriu nuk tregon nëse LDK-ja do ta votonte Vjosa Osmanin

1 o. më parë / 26 shk 2026 20:56
Jehona Lushaku

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu nuk ka treguar nëse partia të cilës i takon do ta votonte edhe pas pesë vjetësh Vjosa Osmanin për një mandat tjetër për presidente. 

Në debatin “Loja politike me presidentin/en” në “Konfront” të KTV-së, Lushaku-Sadriu ka thënë se për aq kohë sa nuk ka kandidatura zyrtare, nuk mund të marrin një qëndrim. 

“LDK-ja ka konsideruar që duhet ta përkrahë Vjosën në vitin 2021 dhe atë e ka bërë. Tani po flasim për zgjedhjen e presidentit dhe deri në këtë moment nuk kemi kandidatura zyrtare. Ambiciet janë legjitime të të gjithëve, ka shumë parti politike që kanë emra sikur që edhe partia jonë ka propozime e emra kur të vijmë në atë pikë, por tani nuk është momenti që të japim vlerësime për asnjërin prej personaliteteve për aq gjatë sa nuk janë”, ka thënë ajo. 

E pyetur nëse do t’ia jepte LDK-ja nënshkrimet Osmanit po që se i kërkon personalisht nga ata, Lushaku-Sadriu ka thënë se nuk mund të flasë mbi hipoteza. 

“Ne jemi parti politike që bëjmë dialog të brendshëm, i kemi strukturat tona ku konsultohemi dhe më pas vendosim në mënyrë të unifikuar. Për aq gjatë sa nuk kemi ardhur aty dhe nuk e kemi një kërkesë, mbetet vetëm çështje hipotezash. Por gjithsesi do ta trajtojmë secilën kandidaturë me vëmendje duke parë interesin e përgjithshëm të Kosovës dhe rolin tonë si LDK. Për aq kohë sa nuk ka kandidatura zyrtare, ne nuk i kemi trajtuar dhe nuk kemi marrë qëndrim. Normalisht se mendimet tona dhe kritikat tona edhe për kryeministrin Kurti edhe për presidenten Osmani kanë qenë në kohë të ndryshme në bazë të sjelljeve që i kemi perceptuar si të tilla”, është shprehur ajo.

Lushaku-Sadriu e LDK-së: Jemi të lumtur që po shohim maturi politike nga VV-ja

1 o. më parë / 26 shk 2026 20:42
Jehona Lushaku-Sadriu

Shefja e Grupit Parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar si maturi politike takimin mes liderëve të partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ditë më parë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas një takimi që pati edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Diskutimet u tha se ishin me fokus në zgjedhjen e presidentit, teksa kanë mbetur edhe një javë afat. Takimi Kurti-Abdixhiku u mbajt pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërsa para tyre Abdixhiku dhe LDK-ja refuzonin takimet me VV-në. Lushaku-Sadriu ka thënë se takimi u mbajt për shkak se ka pasur maturi politike.

“Si parti politike, jemi të njohur për qasjen tonë institucionaliste. Kemi qenë historikisht gardianë të shtetit dhe institucioneve. Në rrethana të caktuara, ka reciprocitet në sjellje politike ndaj udhëheqësve dhe partive politike. Ne kemi kritikuar në zgjedhjet e kaluara sjelljen e kryetarit të VV-së dhe diskursin që ka përdorur VV-ja përgjatë zgjedhjeve. Dhe atë e kemi bërë në mënyrën më të sinqertë sepse kemi dashur skenë politike më të emancipuar, dhe pa fyerje të arrijmë rezultate e të arrihet partneritet mes partive. Dihet botërisht që partneritetet ndërtohen kur ka mirëbesim dhe respekt të ndërsjellë. Janë vlerat bazike të partive. Për këtë kemi harmonizuar sjelljen tonë. Kjo ka ndryshuar si rrethanë dhe jemi të lumtur që sot po shohim maturi tjetër politike, edhe nga partia Vetëvendosje dhe për këtë jemi përgjigjur pozitivisht”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së të enjten.

Koci: Kurti, Hamza e Abdixhiku kanë arritur marrëveshje për president jopartiak

1 o. më parë / 26 shk 2026 20:36
Melazim Koci

Analisti politik, Melazim Koci, ka vlerësuar se në takimet e zhvilluara së fundmi nga kryeministri Albin Kurti me liderët e PDK-së dhe LDK-së, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, është arritur marrëveshje mes tyre për kandidatin për president jopartiak.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Koci ka thënë se ndonëse këto takime janë të vetmet të zhvilluara brenda 13 muajve të fundit, ato kanë prodhuar rezultat.

“Në 13 muajt e fundit ne e kemi parë vetëm një takim të para tre ditëve midis z.Kurti, z.Hamza dhe z.Abdixhiku, gjë që është shumë pak, pra kemi të bëjmë me mosbesim të madh ndërmjet subjekteve politike dhe kjo është rrethanë vështirësuese, është shumë vështirë që me këtë dozë mosbesimi të jetësohet konsensus brenda ditësh. Kjo është rrethanë shumë e vështirë ndonëse edhe në atë takim pavarësisht që ishte i vetmi, u arrit diçka. Nëse lexohen deklarimet e z.Kurti, Hamza dhe Abdixhiku, fitohet përshtypja që janë marrë vesh që ai kandidat presidencial të jetë jopartiak. Besoj që kanë arritur marrëveshje që kandidati i ardhshëm për president të jetë jo nga radhët e tri partive, pra të jetë jopartiak. Që tregon se komunikimi megjithatë diçka ka prodhuar”, ka thënë ai.