E ka nisur karrierën si mjek marinarësh të nëndetëseve në Pashaliman, shërbeu si mjek në fushatat masive kundeer infeksioneve që bënin kërdinë në popullsinë shqiptare dhe karrierën e profesionit të tij e mbylli si profesor i Universitetit të Tiranës dhe mjek që bëntë në perfeksion Eko—n e zemrës.
Por Sabit Brokaj, përveç ekselencës së tij si kardiolog, u bë i njohur në vend si politikan. Edhe pse pak e dijnë ai ka qenë një nga kritikuesit e parë të Byrosë Politike në vitin 1990 dhe u përfol si mundësi për të qenë kreu i parë i një partie socialdemokrate në vend.
Por ai rezistoi dhe qëndroi në PPSH, duke qenë prezent në formimin e PS-së, ku u bë një nga udhëheqësit e parë të saj. Deputet në dy legjilsaturat e para 1991-1992, Sabit Brokaj u kthye në një nga njerëzit më kritizerë të Sali Berishës.
Dr.Brokaj si dekan i Fakultetit të Mjekësisë kishte firmosur rekomandimin për pranimin e Berishës si anëtar i PPSH-së, por edhe doktoratura dhe titulli profesor i ish-kryeministrin kishin dalë nga dora e mjekut nga lumi i Vlorës.
Të cilin e njihte shumë mirë, pasi e kishte pasur si në klinikën speciale të udhëheqësve ashtu edhe në Fakultet e Kardiologji si koleg. Ata nuk ishin kurrë miq, Berisha nuk e sulmoi asnjëherë me emër, kurse Brokaj, asnjëherë nuk foli personalisht.
Edhe
Bekim Blakaj – dokumentuesi i krimeve të luftës
Por përplasja mes tyre u bë më e fortë kur Berisha e arrestoi Brokajn me akuzën e organizimit të revoltave të jugut dhe të lidhjes me “Hakmarrje për Drejtësi”. Akuza që natyrisht ishin false. Pas vitit 1997, Sabit Brokaj emërohet nga Fatos Nano si ministër i Mbrojtjes. Kthimi i tij në ushtri, ku e kishte nisur karrierën ishte për të si një lloj “logjike origjine” si pasojë e gjakut lab, por edhe që e njihte terrenin.
Në krye të Ministrisë të Mbrojtjes, Brokaj krijoi lidhjet me strukturat e UÇK-së, duke urdhëruar edhe efektiva të ushtrisë në ndihmën e ilegalëve të Kosovës.
Aq të forta i krijoi lidhjet me UÇK-në edhe si pasojë e lidhjes së fortë me Fatos Klosin, kreun e SHISH dhe Presidentin e atëhershëm, Rexhep Meidani, sa u armiqësua me Fatos Nanon, i cili e shkarkoi nga ministër i Mbrojtjes dhe nuk e futi në qeveri.
U ribashkua pak me Nanon sërish në 2002 në lëvizjen për Katharsis në PS, por në 2004 iu bashkua nismës së Ilir Metës në themelimin e LSI-së. Me të cilën nuk përfitoi më poste, madje edhe mandatin e deputetit ia liroi mikut të tij të ngushtë Spartak Braho, në vitin 2008, pas një fjalimi mbresëlënës nga aula e Parlamentit, një lamtumire nga jeta aktive politike, për t'ju rikthyer profesionit të parë.
Por Brokaj prishet me Ilir Metën në vitin 2009, kur ky i fundit bëri koalicion me Sali Berishën. Prej asaj dite ka qenë kritizer i fortë i Metës dhe Sali Berishës kryesisht përmjet shtypit, ndërsa ka përkrahur në distancë PS-në, por që nuk u afrua kurrë.
Brokaj, kishte një relacion të fortë në Kosovë dhe sa herë shkonte bënte konak te Jasharajt në Prekaz, të cilët, në vitet ‘90 kanë bujtur tek shtëpia e Sabit Brokajt afër Bllokut në Tiranë. Dhe ishte kjo lidhje që i dha atij besimin më të madh nga të gjithë socialistët nga ana e krerëve të UÇK-së, duke nisur nga grupi drejtues i Drenicës. Ka qenë ky aspekt që i shkatërroj realisht karrierën Sabit Brokajt, i cili sot kujtohet nga kolegët e tij të vjetër në PS me statuset e tyre, por, atëherë kur e shkarkoi Nano asnjëri nuk i doli krah/ https://www.gazeta-shqip.com/ne-fokus/sabit-brokaj-kardiologu-qe-hapi-shtigjet-e-maleve-shqiptare-per-armet-e
Edhe Dallimi mes Shqipërisë dhe Serbisë është si dita me natënIsh-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Sabit Brokaj vdiq nga një atak kardiak
Ndërron jetë profesori Sabit Brokaj. Mësohet se 78 vjeçari ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.
Brokaj lindi në 7 janar 1942, në Vlorë. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, Brokaj shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse.
Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.
Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë . Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.
Karriera politike
Edhe Në vend të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, do të rriten tensionetBrokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, duke u rreshtuar pranë Partisë Socialiste.
Fillimisht, shërbeu si Ministër i Shëndetësisë nga shkurti deri në Dhjetor 1991. Ai u zgjodh Deputet i Asamblesë Popullore në 1991, 1996 dhe 1997. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.