Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa femra iu drejtuan Prokurorisë për dhunën seksuale gjatë luftës

Shumë shoqëri që kanë përjetuar luftën e kanë pasur të vështirë të flasin për dhunimet seksuale, raporton KTV.

Hezitimi i të mbijetuarave që të denoncojnë dhunuesit po ndodh edhe në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

18 vjet pas mbarimit të luftës, numërohen vetëm 29 raste kur gratë morën kurajën dhe iu drejtuan prokurorisë si të mbijetuara të dhunës seksuale.

Prokurorja Drita Hajdari thotë se ky numër nuk përputhet me realitetin.

Por Hajdari tha se lajm i mirë është se Prokuroria Speciale e Kosovës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, nga i cili do të pranojë informacione dhe dëshmi rreth krimeve në Kosovë.

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, i ka inkurajuar viktimat që ta denoncojnë këtë krim, pasi sipas saj, kështu mund të behët presion në organet kompetente, ndërsa vet viktimat t’i kthehen normalitetit.

Ish-presidentja Ahtifete Jahjaga ka thënë se mbi 20 mijë femra u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë.

Edhe përfaqësuesi i UNDP-së, Adrew Russell, tha se një shoqëri nuk mund të ketë liri nëse një pjesë e madhe e popullsisë nuk ndjehet e lirë të shprehë vetveten.

Konferenca me temën “Qasja në drejtësi dhe reparacionet për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin”, u organizuar nga UN Women në Kosovë.