E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës. SH.S. pas 20 vjet heshtje ka vendosur që sot publikisht të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovë për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.
Kështu ka njoftuar Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
SH.S është viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.
Në Kosovë besohet se gjatë luftës së vitit 1998-1999 kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, por që deri tani asnjë kryes i këtij krimi nuk ka marrë dënim nga gjykata, po ashtu nga Prokuroria Speciale në Kosovë. Dhe përveç hetimit të këtyre rasteve nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.
Në mars të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të tillë t’iu rregullohet statusi. Nga viti 2018 ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Vasfije Krasniqi: Kisha shumë dilemë a mund të flas publikisht për dhunën e përjetuar
-
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale
-
Kërkohet zgjatja e afatit për aplikim për statusin e të dhunuarve në luftë
-
Dokumentohen rrëfimet e 345 viktimave të dhunës seksuale