Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexandr Botsan Harchenko, ka folur për situatën në Bosnjë-Hercegovinë, përkatësisht në Republika Srpska. E duke e shpjeguar se si ky territor është në interesin e politikës së jashtme të Rusisë, e ka përmendur edhe Kosovën, përcjell “klix” të enjten.
Harchenko ka thënë se Sarajeva zyrtare po synon ta zhbëjë Marrëveshjen e Daytonit, por se këtë nuk do ta lejojë Rusia. E sipas tij, “as çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa Rusinë”.
Në fakt, statusi i Kosovës është i zgjidhur më 2008. Kosova ka vite që negocion me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Unë jam i vetëdijshëm për aktivitetet shumë të dëmshme e të intensifikuara për anulimin e Marrëveshjes të Dejtonit dhe përpjekjet për të përjashtuar Rusinë nga zgjidhja e problemeve Bosnjë. Por kjo është e pamundur, ashtu siç është e pamundur të zgjidhet çështja e Kosovës pa Rusinë, e cila është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, theksoi Harchenko.
-
Rutte: S’lejojmë të rrezikohet paqja në Bosnjë
-
Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë
-
Vuçiqi i ankohet ambasadorit rus lidhur me situatën në Kosovë
-
Serbia dhe Republika Sërpska miratojnë deklaratën ku përmendet edhe Kosova
-
Bolton: Negociatat qe disa dekada dëshmojnë kompleksitetin e krizës në Kosovë