Rusia kurrë nuk do të pranojë që Kosova të jetë shtet i pavarur e as të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e do ta përkrahë çdo kompromis që i përgjigjet Serbisë e cili do të arrihej në kuadër të Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë.
Kështu ka deklaruar ministri serb për Inovacion dhe zhvillim teknologjik Nenad Popoviq, përcjell FoNet, transmeton Koha.net.
Popoviq sot ka qëndruar në Kosovë dhe në Mitrovicë ka thënë se populli serb mund të llogarisë në përkrahjen pa kushte të Rusisë.
“Dje jam kthye nga Moska dhe atje ka pasur takime me përfaqësues të Qeverisë ruse dhe udhëheqës të Partisë së Bashkuar të Rusisë. I them popullit serb në Kosovë se Rusia është me popullin serb dhe Serbinë”, ka thënë Popoviq.
-
Serbia do format të ri të dialogut, nëse përfshihet SHBA-ja të përfshihen edhe Rusia e Kina
-
Lavrov: Rusia pajtohet me zgjidhjen e Serbisë për Kosovën
-
Ambasadori rus Harçenko: Moska do të përkrahë çdo zgjidhje për Kosovën që e mbështet Beogradi
-
Rusia kërkon që zgjidhja për Kosovën të jetë në përputhje me interesin e Serbisë
-
Vuçiq: Për marrëveshjen Kosovë – Serbi duhet edhe pajtimi i Rusisë