Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se mosveprimi i institucioneve shtetërore ndaj rritjes së çmimeve të naftës nënkupton "transferim i krizës nga tregjet ndërkombëtare te konsumatori".
Rukiqi në një postim në Facebook ka treguar se çfarë kanë bërë vendet tjera për ta luftuar rritjen e çmimeve të naftës, që erdhi si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme dhe bllokadës në Ngushticën e Hormuzit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“TVSH-ja dhe akciza janë instrumentet më fleksibile afatshkurtra për të amortizuar goditjet inflacionare (të rritjes së çmimeve) në energji dhe karburante. TVSH-ja është ad valorem, pra rritet automatikisht me çmimin; Akciza është specifike (per litër): ndërhyrja në të ka efekt të menjëhershëm në çmimin final Në kushte të rritjes së çmimeve globale (naftë, gaz), shteti përfiton ‘ëindfall revenues’ (të ardhura të papritura), nga TVSH-ja. Mosndërhyrja do të thotë: transferim i krizës nga tregjet ndërkombëtare te konsumatori”, ka shkruar Rukiqi.
Ai ka treguar për masat që kanë marrë vendet tjera, përfshrë edhe Shqipëria e Mali i Zi. Shqipëria ka ulur akcizën për 20 për qind, e Mali i Zi ka ulur akcizën 50 për qind për diesel dhe 25 për qind për benzinë. Maqedonia e Veriut ka propozuar ulje të TVSH-së nga 18 për qind në 10 për qind.
“Pra të gjitha vendet kanë përdorur një kombinim të 4 instrumenteve: Ulje TVSH-je; Ulje ose pezullim akcize; Subvencione direkte (transferte ose për litër); Kontroll tregu (marzhe, tavane, rezerva)”, ka shkruar Rukiqi.