Organizatat e Shoqërisë Civile, të mbështetura nga përfaqësues të fshatrave të Rugovës, shprehën pakënaqësi lidhur me vendimin e Prokurorisë për ndalimin e qarkullimit të lirë të mjeteve transportuese me material ndërtimor në atë zonë.
Pas takimit që patën me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kanë thënë se ky i fundit u zotua se do t’i dërgojë një letër zyrës së prokurorit dhe se pritet vetëm vendimi i prokurorit në nivel lokal që të tërhiqet kjo masë.
Drejtor i OJQ-së Syri i vizionit, Veton Muja, ka thënë se bllokimi i zonës së Rugovës është bërë problematik i madh për banorët e asaj ane, derisa ka theksuar se i kanë dhënë 48 orë kohë ministrit që ky vendim të tërhiqet.
“Thelbi i problemit është parku kombëtar ose nacional, i shpallur në vitin 2011-12. Ai është thelbi i kësaj çështje e cila u bë jashtë kritereve të një parku nacional dhe ky ligj nuk përbën esencën ose materien, e cila do të ishte e qëndrueshme për një park nacional... Parku nacional duhet të zhbëhet”, ka thënë Ali Lajqi, ish-deputet.
Rruga Pejë-Rugovë është bllokuar për mjetet transportuese me material ndërtimor, me arsyetimin se në Parkun Nacional nuk lejohen ndërtime pa leje, ndërsa Rugova nuk ka një plan rregullues.
-
Rugovasit i japin 48 orë afat Prokurorisë për të anuluar ndalesën për bartjen e materialit ndërtimor
-
Qytetarët e Rugovës protestojnë kundër vendimit që ndalon ndërtimin në park
-
Banorë të Rugovës protestojnë kundër ndalimit të aktiviteteve ndërtimore
-
Rugovasit kërkojnë heqjen e pronave private nga plani për parkun “Bjeshkët e Nemuna”
-
Protestë në Rugovë, banorët thonë se po u cungohet e drejta mbi pronën