Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Rubikon të KTV-së sonte tha se do t’i shkarkojë dy nga 3 drejtorët e ish-partisë së tij, Vetëvendosjes.
Ai tha se do t’i shkarkojë Arben Vitinë e Shëndetësisë dhe Nora Kelmendin e Kadastrit, por tha se me Yll Rugovën, Drejtorin e Kulturës, do të bisedojë për të parë nëse ai dëshiron të vazhdojë të ushtrojë postin e tij pasi që, siç tha Ahmeti, Rugovën e kishte ftuar vetë për të hyrë në listë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, drejtori Rugova, përmes një postimi në Facebook, e ka kritikuar ashpër deklaratën e Ahmetit, duke e krahasuar taktikën e tij me taktikat e serbëve me “shqiptarë të ndershëm”.
“Duke e shkarkuar Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin, dhe duke mos më shkarkuar mua si drejtor të Vetëvendosjes, Shpendi po e përdorë taktikën që serbët e përdornin me ‘shqiptarët e ndershëm’ duke më shpallur ‘Vetëvendosje i ndershëm’. Kjo i bie, se edhe nëse dikush është Vetëvendosje, ai si kryetar është në gjendje ta lejojë në qeverisje. Por kjo është vetëm lojë për të legjitimuar qeverisjen e tij, absolutisht të zaptuar në zgjedhjet e fundit nga Vetëvendosja. E për më shumë, qeverisje që ka tendenca të zgjerohet edhe me PDK-në”, ka shkruar Ahmeti, raporton Koha.net.
Ahmeti vendos t’i shkarkojë dy prej tre drejtorëve të Vetëvendosjes
Ai ka pranuar se në zgjedhjet e fundit në komunë i është bashkuar Vetëvendosjes me ftesë nga vetë Shpend Ahmeti dhe Dardani, duke mos specifikuar cili, Sejdiu apo Molliqaj, ndërsa ka shtuar se “nuk do t’i kishim votat e duhura pa qenë duke garuar bashkërisht si Vetëvendosje”.
“Andaj, përderisa kam garuar me këtë subjekt, edhe vazhdoj të jem pjesë e tij, nuk ka gjasa të marr vendime pa diskutuar me Lëvizjen. Megjithëse tashmë bashkëpunimi po duket se s'ka gjasa të vazhdojë. Pa marrë parasysh qysh po përjashtohemi, ne e dimë si do të kthehemi”, përfundoi Rugova.