Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunës nuk i ngutet t’i emërojë drejtorët e rinj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se drejtorët e rinj do të emërohen më së largu deri në fillim të javës së ardhshme. Lëvizja Vetëvendosje e akuzon Ahmetin se me emërimin e drejtorëve të rinj, po bëhen pazare, ndërsa LDK-ja thotë se Ahmeti asnjëherë s’ka arritur të krijojë një qeverisje stabile, duke i ndërruar shpesh drejtorët, raporton 038 e KTV-së.

Janë bërë më shumë se dy javë që kur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkarkoi dy drejtorë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Drejtoria e Kadastrit dhe ajo e Shëndetësisë kanë mbetur pa udhëheqësit e tyre Nora Kelmendi, respektivisht Arben Vitia.

Por, kryetari Ahmeti tha se nuk po i ngutet për zëvendësimin e drejtorëve, pasi sipas tij, drejtoritë po funksionojnë mirë.

Ai siguroi se emërimi i drejtorëve të rinj do të bëhet në fund të kësaj jave, ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Edhe Drejtorët e Ahmetit, pa vlerësim performance – kritikat për dembeli vazhdojnë Arbëri Drejtorët e Ahmetit, pa vlerësim performance – kritikat për dembeli vazhdojnë

“Jemi në konsultime për ta bërë prezantimin e të gjithëve në të njëjtën kohë. Besoj që deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së tjetër do ta përfundojmë këtë proces të përzgjedhjes së drejtorëve. Nuk jemi për ngutë, drejtoritë po funksionojnë, stafi ka qenë gjithmonë në nivel të detyrës, nuk ka asnjë ngecje apo vonesë për shkak të kësaj. Edhe Drejtoria e Kadastrit edhe ajo e Shëndetësisë po funksionojnë ashtu siç duhet”.

Pas shkarkimit të dy drejtorëve të VV-së, drejtori i Kulturës nga kjo parti pati paralajmëruar se ai do të japë dorëheqje pas situatës së krijuar.

Por, kryetari Ahmeti tha të mërkurën se Rugova vazhdon ende të jetë drejtor, pasi deri më tani nuk i ka dërguar njoftim për dorëheqje.

"Njëri është ende drejtor, sepse nuk kam marrë letrën e dorëheqjes, edhe pse është paralajmëruar se do ta kem. Nëse ai mendon që mund të qëndrojë, ai mund të qëndrojë. Por, në konferenca për shtyp ka deklaruar se nuk dëshiron, por edhe më tutje është drejtor, sepse më duket se po i përfundon ca punë dhe presim këtë deklarim nga ana e tij".

Mirëpo të enjten, Yll Rugova, edhe zyrtarisht i ka dorëzuar Ahmetit letrën e dorëheqjes. Rugova thotë është dorëhequr nga kjo pozitë para dy javësh dhe se që nga atëherë nuk ka dalë më në punë.

“E kam edhe dorëzuar letrën e dorëheqjes, por edhe kam dhënë dorëheqje tash dy javë. Dy javët e fundit nuk kam qenë në ish-zyrën time në komunë, kam qenë aty vetëm për t'i marrë gjësendet edhe e kam mbyllur çfarëdo procesi që ka të bëjë me atë hapësirë. Në të gjitha format jam i dorëhequr nga Komuna e Prishtinës. E dërgova sot edhe pas thirrjes nga ju, por edhe nga disa mediume tjera, sot e dërgova dorëheqjen te Komuna e Prishtinës”.

Edhe Ndryshimet e shpeshta në kabinetin e Ahmetit, qytetarët i shohin negative Arbëri Ndryshimet e shpeshta në kabinetin e Ahmetit, qytetarët i shohin negative

038 mëson se po përgatitet edhe shkarkimi i drejtorit të Arsimit, Jonuz Salihaj, nga partia e tij, AAK, e cila në fund pritet të paraqitet si dorëheqje. Kryetari Ahmeti thotë se është i kënaqur me punën e Salihajt, megjithatë shprehet i gatshëm të diskutojë me partinë e kryeministrit nëse ajo i kërkon shkarkimin e tij.

Në Lëvizjen Vetëvendosje mandatin e Ahmetit e quajnë qeverisje të pazareve, ndërsa vonesat për emërimin e drejtorëve thonë se po bëhen për të marrë sugjerime nga PDK-ja dhe partitë e koalicionit.

Azemi është i bindur se drejtorët e rinj që do të vijnë, nuk do të jenë kompetent për të drejtuar këto drejtori. Derisa ka komentuar edhe shkarkimin e mundshëm të Salihajt.

“Do të emërojë drejtorë që nuk janë kompetent dhe nuk kanë kurrfarë qëllimi tjetër pos rehatimit të militantëve të partive të veta...

“Ky është edhe një tregues i qartë se aty po luhet me një institucion tepër të rëndësishëm...”

Shefi i asamblistëve të LDK-së, Agim Gashi, thotë se gjatë gati pesë vjetësh qeverisjes së Shpend Ahmetit janë ndërruar. Kjo, sipas tij, ka pamundësuar të krijohet një qëndrueshmëri në qeverisje.

Edhe Ahmeti lë Kadastrin dhe Kulturën pa drejtorë tash e tre muaj Arbëri Ahmeti lë Kadastrin dhe Kulturën pa drejtorë tash e tre muaj

Gashi thekson se largimi eventual i drejtorit të Arsimit do të dëmtonte këtë sektor, i cili sipas tij, veç është i katandisur.

Drejtorët e shkarkuar të Lëvizjes Vetëvendosje, pas këtij vendimi e kishin quajtur Shpend Ahmetin qyqar, duke thënë se për shkarkimin e tyre e kanë marrë vesh vetëm nga mediat.