Kritika për dembeli ndaj drejtorëve të Komunës së Prishtinës ka pasur në vazhdimësi gjatë këtij mandati të kryetarit Shpend Ahmeti.
Ato i ka përforcuar së fundmi sidomos raporti financiar i komunës, ku është vënë në pah nivel i ulët i shpenzimeve të parave për investime kapitale, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, ndryshimet e shpeshta në udhëheqjen e drejtorive, sipas LDK-së, nuk kanë sjellë përmirësim të performancës, por vetëm ulje të saj.
Agim Gashi, këshilltar komunal nga LDK-ja, thotë se drejtorët duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës nga kryetari Ahmeti.
Për punën e pamjaftueshme të drejtorëve, Lëvizja Vetëvendosje e bën përgjegjës kryetarin Ahmeti, duke e akuzuar atë për bllokim të projekteve.
Ndërsa, për shoqërinë civile që mbikëqyr punën e komunës, shqetësues mbetet mospublikimi i rregullt i raporteve mujore të punës së drejtorëve.
Por, në anën tjetër, udhëheqësi i komunës thotë performanca e drejtorëve vlerësohet vazhdimisht.
Për realizimin e të gjitha premtimeve të tij, Ahmeti thotë se po zhvillojnë takime të vazhdueshme me drejtoritë.
Shkarkimet e emërimet e reja, Ahmeti ka thënë se i ka bërë herë si rezultat i performancës, e herë i kërkesave të partnerëve të koalicionit.