Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutivi i Prishtinës i pakompletuar pas shkarkimeve të fundit

Prishtinë, 19 nëntor – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ende nuk e ka kompletuar kabinetin e tij. Megjithëse janë shkarkuar tre drejtorë nga radhët e Vetëvendosjes, afro dy javë më parë, në vend të tyre Ahmeti ende nuk e ka emëruar askënd.

Adonis Tahiri, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se janë bërë dy javë që nga shkarkimi i drejtorëve, por se, sipas tij, Komunës nuk po i prish punë asgjë mbetja pa drejtorë, shkruan sot Koha ditore.

“Punët nëpër drejtori janë duke u zhvilluar normalisht, për shkak se drejtorët janë vetëm menaxherë, e pjesën më të madhe të punëve i bëjnë punëtorët”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë që ai ka pohuar se në kabinetin e kryetarit Ahmeti mund të jenë edhe persona që nuk u takojnë subjekteve politike me të cilat ai ka koalicion qeverisës./Salie Gajtani-Osmankaq.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore