Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka arritur ta kompletojë kabinetin e tij qeverisës, as pas afro një muaj e gjysmë që kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar zgjedhjet e 19 nëntorit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai deri tani ka emëruar vetëm nëntë drejtorë të kabinetit të tij, shefen e kabinetit dhe nënkryetarin nga partia e tij e koalicionit më AKR-në, Selim Pacolli. Ndërsa, i duhet të emërojë edhe katër drejtorë të tjerë deri në kompletimin e kabinetit.
Por zyrtarë të Komunës të Prishtinës kanë thënë se emërimi i drejtorëve të Komunës është kompetencë direkte e kryetarit, dhe se institucioni nuk ka afate të përcaktuara ligjore për emërimin e tyre.
Adonis Tahiri, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se pjesa më e madhe e drejtorëve veç janë emëruar, dhe vendimet për këto emërime janë publike në uebfaqen e Komunës së Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ekzekutivi i Prishtinës i pakompletuar pas shkarkimeve të fundit
-
Komuna e Prishtinës “rivalizon” nivelin qendror - vetëm 6 drejtori më pak se ministritë
-
Ekzekutivi i Prishtinës ende i pakompletuar
-
Vetëvendosje ende pa përgjigje për koalicionin me PSD-në në Prishtinë
-
Pazaret politike ia shtojnë Prishtinës edhe tri drejtori të reja