Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova ka garantuar se nuk është ai që do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, si i nominuar i PAN-it për këtë pozitë.
Ai ka thënë se do të veprojë njësoj siç vendos partia e në përputhje me vullnetin e elektoratit që e bëri deputet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirëmëngjesi miq, Sot vikend, ditë e mirë. Jam në bjeshkët e bukura të vendlindjes sime. Prapë e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimmarrëse të LDK-së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj”, ka thënë Rugova.
“Qëndrestarët gjithmonë ja dalin! Vetëtima gjuan lisat e jo hithërat! Stoik si gjithmonë! Tradita vazhdon!”, ka shtuar ai.