Rudina Hajdari nuk do të rreshtohet në radhët e partisë së re politike “Bindja Demokratike”. Hajdari tha se lajmet për përfshirjen e saj në këtë forcë politike ishin të pabaza.
“Kam takuar në momente të ndryshme figura të larta brenda PD-së. Por kjo nuk do të thotë se unë jam në komplote të caktuara. Ishte një flluskë mediatike. Pak herë e kam takuar z. Patozi. Një foto me z. Patozi merrej si fakt. U duk si një komplot dhe si një gjë e fryrë. Nuk e di kush i bëri këto. Por të mos fokusohemi tek këto gjëra”, tha Rudina Hajdari në RTSH.
Lexo edhe: Bindja Demokratike dorëzoi në KQZ kërkesën për zgjedhjet e 30 qershorit
Hajdari, e cila kryeson grupin parlamentar të PD-së në parlament tha se fokusi i saj kryesor është zgjidhja e krizës politike.
“Problemi kryesor është zgjidhja e krizës politike. E vlerësoj krijimin e një force që përpiqet të përfaqësoj në mënyrë demokratike shqiptarët, demokratët apo këdo që do të bëhet pjesë e kësaj force. Zgjidhja e krizës është problematika kryesore”, vijoi Hajdari.
Sipas saj nëse ka vullnet, ekzistojnë ende mundësitë për zgjidhjen e krizës përpara zgjedhjeve vendore.
-
Rudina Hajdari krijon partinë e re “Bindja Demokratike”
-
Shkarkohet Rudina Hajdari nga pozita e kryetares së Grupit Demokrat në Parlamentin e Shqipërisë
-
Përçarje në grupin demokrat, Rudina Hajdari e cilëson në favor të Ramës e Bashës
-
Patozi: Qeveria nuk rrëzohet duke mos marrë pjesë në zgjedhje
-
Opozita e re Bindja Demokratike dorëzon kërkesën për regjistrim në gjykatë