Tiranë, 25 prill - “Partia Bindja Demokratike synon të sjellë një ofertë të re në mënyrë që në skenën politike shqiptare të mos vijmë më në pikën ku disa njerëz zgjedhin të djegin mandatin dhe nuk marrin pjesë në zgjedhje, gjë që unë e konsideroj terrorizëm politik”.
Kështu deklaroi sot kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në një studio televizive.
Patozi tha se “raporti ynë me qeverinë është opozitë e fortë”.
“Këtë qeveri unë dua ta rrëzoj që nesër, por unë nuk mendoj se kjo bëhet duke lëshuar fushën e betejës, por duke u përballur. Ne jemi në një sistem ku vlen vetëm vota dhe unë dua të futem në zgjedhje”, – tha Patozi.
Astrit Patozi tha se ne duam të hyjmë në zgjedhje pasi nuk kemi mundësi tjetër për të ndryshuar qeverinë.
Ndërkohë ai theksoi se “nëse ne na përputhen synimet për sistemin zgjedhor, ne jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin për Reformën Zgjedhore”/ATSH.
-
Kryeziu: Nëse LDK dhe AAK s’e nxisin dorëheqjen e Kurtit, ta presin përfundimin e mandatit
-
Abazoviq thotë se qeveria malazeze rrëzohet sot: Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjedhje
-
Jozefina Topalli do të jetë pjesë e partisë “Lëvizja për ndryshim”, reagon Basha
-
Patozi ankimon 30 qershorin: Rezultati i zgjedhjeve u tjetërsua
-
Basha: Nuk marrim pjesë në asnjë proces zgjedhor pa u dënuar vjedhësit e votave