Astrit Patozi kreu i partise Bindja Demokratike ka ankimuar votimet e 30 qershorit. Vendimi eshte bere publike nëpërmjet një postimi ne facebook, transmeton vizion plus.
Patozi shkruan se keto zgjedhje ishin problematike dhe se partia socialiste edhe pse garonte e vetme në më shumë se gjysmën e bashkive, nuk hoqi dore nga vesi i vjeter ai i tjeresimit te votës.
Patozi sqaroi me tej se ka dyshime te forta qe në kutite e votimit u hodhen fletë në menyre fiktive me qellim rritjen e pjesmarrjes, ndersa ne shume KZAZ sipas tij u ndryshua rezultati.
Keto dyshime vijne nga raportimet e anëtareve te kesaj partie si dhe perforcohen me shume nga fakti se partise Bindja Demokratike ju mohua e drejta per te patur numerues ne kete proces.
Kreu i “Bindjes” e mbyll reagimin e tij duke theksuar se ankimimi nuk ka lidhje me rezultatin e ketyre votimeve , por eshte nje sherbim qe i nevojitet vendit per te zbardhar te verteten e 30 qershorit.
-
Bashkimi Demokratik e çon në gjyq Bindjen Demokratike të Astrit Patozit
-
Patozi: Qeveria nuk rrëzohet duke mos marrë pjesë në zgjedhje
-
Opozita e re Bindja Demokratike dorëzon kërkesën për regjistrim në gjykatë
-
Pesë ankesat e refuzuara nga PZAP-ja dorëzohen në Supreme
-
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat