Nuk ka qenë e thënë për Astrit Patozin që të mos ketë probleme, pasi që në strat Bindja Demokratike e tij është përballur me akuza të shumta, ndërsa tanimë i duhet të shkojë edhe në gjykatë për t’u përballur me një padi.
Kjo pasi, partia Bashkimi Demokrat nën përfaqësimin e avokatit Ledio Nuraj ka dorëzuar në gjykatë padinë kundër regjistrimit të partisë Bindja Demokratike dhe pala e paditur është KQZ.
Çështja e regjistrimit të Bindjes Demokratike ka përfunduar kështu në kolegjin zgjedhor, pas animimit të Bashkimit Demokrat.
Seanca e parë për këtë çështje është zhvilluar sot në orën 11:00, dhe gazetarja Anila Hoxha raporton se padia po shqyrtohet nga trupa e përbërë nga Tomor Skerli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj, Astrit Kalaja dhe Ridvan Hado.
Bashkimi Demokratik pretendon se kërkesa për regjistrimin e partisë së Astrit Patozit duhej të bëhej 70 ditë para zgjedhjeve, pra brenda afatit që ishte përcaktuar më 23 prill nga KQZ.
Edhe
Opozita e re Bindja Demokratike dorëzon kërkesën për regjistrim në gjykatë
Sipas paditësit, partia Bindja Demokratike është regjistruar më 25 prill, dhe pasi vendimi të merrte formë të prerë, duhej të regjistrohej në regjistrin e partive dhe pastaj vërtetimi i gjykatës do ishte i vlefshëm për t’u regjistruar në KQZ.
Në datën 27 thotë partia Bashkimi Demokrat, KQZ u mblodh dhe e regjistroi BD duke i ditur këto të meta/Shqip.