Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë mysafiri i parë i sezonit të 15 të emisionit Rubikon në KTV.
Sonte kryetari i LDK-së bën video paraqitjen e parë publike që nga janari dhe në një intervistë të gjatë flet ekskluzivisht për të gjitha temat e aktualitetit politik dhe procesin e kurimit.
- Si duhet kundërshtuar ideja e shkëmbimit të territoreve?
- Kush vërtet po bën thirrje për luftë?
- Kujt duhet kërkuar dorëheqjen në rastin e veteranëve?
- A ka pasur vërtet penalti nga Bechtel Enka dhe kush e çoi në 54 milionë “borxhin”?
- Pse Qeveria Haradinaj po e bankroton Kosovën?
- Kur duhet mbajtur zgjedhjet e reja parlamentare?
- Kush nga LDK e ndihmoi Kadri Veselin ta rrëzojë qeverine Mustafa?
- Pse LDK nuk shkoi në varrimin e Adem Demaçit?
- A do të ketë zgjedhje të parakohshme në LDK?
- Cila është diagnoza e sëmundjes, çka e shkaktoi, si shkoi trajtimi?
Për këto dhe shumë ekskluzivitete të tjera, sonte, në emisionin e parë të sezonit të 15 të Rubikonit, në KTV, flet ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision nga ora 20:00.
Artikuj të ngjashëm