Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë mysafiri i parë i sezonit të 15 të emisionit “Rubikon” në KTV.
Ai do të bëjë paraqitjen e parë publike për një televizion pas sëmundjes që e kishte tërhequr nga vëmendja e publikut.
Autori i emisionit, Adriatik Kelmendi, ka treguar se me Mustafën do të diskutojë për temat e aktualitetit politik.
“Ish-kryeministri Isa Mustafa e ka tejkaluar me sukses tashmë gjendjen e rënduar shëndetësore! Në emisionin e parë të sezonit të 15 të Rubikonit, kryetari i LDK-së bën video paraqitjen e parë publike që nga janari dhe në një intervistë të gjatë flet ekskluzivisht për të gjitha temat e aktualitetit politik dhe procesin e kurimit! Të martën, në KTV!”, ka shkruar Kelmendi.