Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte ekskluzivisht në Rubikon, Isa Mustafa

Sontë në Rubikon, ekskluzivisht, flet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Me të do të flasim se si interpretohet votimi nga LDK-ja i Konjufcës për Kryetar Kuvendi?

A e ka humbur me këtë veprim LVV-ja mbështetjen e LDK-së për postin e kryeministrit?

Pse LDK nuk e kishte ditur fare se LVV do ta kandidonte Konjufcën për kryeparlamentar?

Pse tash gjithë marrëveshjet LVV-LDK kanë rënë në ujë dhe për gjithçka duhet kthyer në fillim?

A do të pranojë Mustafa ta takojë Kurtin ditëve në vazhdim?

A mund të ketë një qeveri të LVV-së pa LDK-në?

Cilat janë detajet e takimeve Mustafa-Kurti?

Pse e zgjodhën të parën ministrinë e Brendshme?

A mund të jetë Vjosa Osmani Presidente ose kryeministre?

Çka për mundësinë e zgjedhjeve të reja?

Këto dhe shumë ekskluzivitete të tjera për zhvillimet dramatike në skenën politike kosovare në ekranin kryesor në Kosovë - sonte prej orës 20:00 në Rubikon në KTV

Artikuj të ngjashëm