Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrustemi: Jam i bindur se Osmani s’i kishte votat të rizgjidhej presidente

Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se është i bindur se presidentja aktuale Vjosa Osmani s’i ka pasur 80 votat e nevojshme për t’u rizgjedhur. 

Osmani në një intervistë për “Syri TV” tha se e kishte të sigurt rizgjedhjen, po të ishte kandiduar nga Lëvizja  Vetëvendosje si kandidate. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrustemi për KOHËN tha se është i bindur se Osmani se ka pasur përkrahjen e nevojshme. 

“Unë jam i bindur që as zonja Osmani nuk i ka pasur votat. Ne i kemi ofruar mundësinë e kandidimit dhe kemi besuar se kandidimi i saj krahas kandidimit të zotëri Konjufcës është një mundësi për të maksimizuar pjesëmarrjen e deputetëve në proces zgjedhor dhe kësisoj për ta tejkaluar rrezikun e kuorumit apo pjesëmarrjes të së paku 80 deputetësh në procesin zgjedhor në raundin e parë dhe të dytë dhe kësisoj t’i japim Republikës president apo presidente. Ne kemi besuar që profilet e këtyre dy kandidatëve e zgjerojnë bazën e pjesëmarrjes së deputetëve nga të gjitha krahët. Do të ishte një mundësi e madhe që te kemi deputetë të cilët marrin pjesë në procesin e votimit, marrë parasysh profilin e të dyve”, tha Rrustemi. 

Rrustemi ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit. Rrustemi tha se kanë pritur një vendim të tillë. Ai ka thënë se dekreti pos që ishte antikushtetues ishte absurde edhe urgjenca e nxjerrjes së tij.

“Përveçse i pabazuar, dekreti, në kushtetutë ka qenë edhe absurd urgjenca e nxjerrjes së tij ose veprimi në drejtim të shpërndarjes së Kuvendit dhe të fillimit të konsultave me partitë politike për të shpallur zgjedhjet e parakohshme. Ne veç se po dalim nga një proces i zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas disa palë zgjedhjeve për një periudhë të shkurtër dhe do të duhej të ishte impenjim i secilit politikan, përfaqësues politik i zgjedhur e institucion i Republikës së Kosovës për t’i dhënë president republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet. Natyrisht, nëse ato bëhen të paevitueshme pas shterimit të afatit 60-ditor, ajo është çështje tjetër dhe faktike. Por megjithatë nuk ka asnjë arsye për të nxituar me veprime të tilla në kundërshtim me kushtetutën dhe për të kufizuar e pamundësuar çdo angazhim në drejtim të përmbushjes së përgjegjësisë së kuvendit për të zgjedhur presidentin e Republikës”, tha Rrustemi.