Ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, është ftuar për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.
Mustafa i ka thënë Kohës se do të udhëtojë javën e ardhshme në Hagë.
Ai nuk ka dhënë më tepër sqarime, përveç se ka konfirmuar ftesën.
Mustafa në një intervistë në “Konfront” të KTV-së pati thënë se ende është i dyshuar nga Specialja dhe se nuk do të befasohej po të ftohej nga ajo. Ai ishte shprehur i gatshëm se do të merrte përgjegjësi për të gjitha ngjarjet e zonës së Llapit.
Artikuj të ngjashëm