Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga Qafë Thore – Theth nis pranverën e ardhshme

Rruga Qafë Thore – Theth, 16 km e gjatë, që lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën, parashikohet të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Investimi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Rrugët lidhëse rajonale dhe lokale” për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra, për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit, kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë.

Image