Rruga Qafë Thore – Theth, 16 km që lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën, parashikohet të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Senida mesi e cila ka postuar në facebook disa foto nga projekti i kësaj rruge.
“Investimi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale” për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore”, thekson Mesi, transmeton atsh.
“Projekti për këtë rrugë është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare, që bashkë me strategjinë e marketingut turistik dhe programin e investimeve për infrastrukturën vendore përbëjnë atë që njihet si Masterplani i Alpeve”, vijon Mesi.
Ndër të tjera, shton zv/kryeminstrja Mesi, “projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga bora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë”.
-
Drojë se zgjatja e sheshit deri te Rrethi me Flamur do të bllokojë më shumë Prishtinën
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën
- Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
-
Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin