Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga në lagjen e Muhaxherëve e shkatërruar nga ndërtimi i objekteve të larta

Ndërtimet e larta në lagjen e Muhaxherëve në kryeqytet janë shkaku kryesor që rrugët në këtë lagje të dëmtohen në këtë masë.

Banorët thonë se e kanë të vështirë qarkullimin si pasojë e pakujdesisë nga kompanitë ndërtuese, raporton KTV.

Qarkullimi i shpeshtë i automjeteve të rënda po shkakton dëme, të cilat nuk po riparohen nga kompanitë ndërtuese.

Banorët ndihen të indinjuar, pasi Komuna e Prishtinës nuk po merr masa për të shqiptuar gjoba për kompanitë që e kanë sjellë rrugën në këtë gjendje.

Veç kësaj, ata edhe po i dëmtojnë veturat e tyre, si pasojë e gjendjes së rënduar të rrugës.

Edhe Komuna e Prishtinës arsyetohet për dëmtimin e rrugëve me qarkullim të madh të mjeteve të rënda Arbëri Komuna e Prishtinës arsyetohet për dëmtimin e rrugëve me qarkullim të madh të mjeteve të rënda

KTV-ja ka tentuar gjatë javës të marrë përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por ata nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje.

Probleme të tilla me rrugë kanë edhe lagjet tjera në kryeqytet, si pasojë e ndërtimeve të larta, dëmtime të cilat po i meremetojnë kompanitë ndërtuese me cilësinë më të dobët.