Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur takimin me përfaqësues të bizneseve në vend, në kuadër të ciklit të takimeve për atë që po e quan “Rruga e re” e Kosovës.
Pas takimit pritet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku të deklarohet për media. Abdixhiku, më parë ka takuar edhe opinionistë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe ligjërues universitarë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Sipas LDK-së, “rruga e re, synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”.
Në këtë rrugë, Abdixhiku në paralajmërimet e takimeve pati thënë se “nuk ka vend për Albin Kurtin”./KP
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
-
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka diçka të re, takimet do të vazhdojnë
-
Abdixhiku: Rruga përpara e LDK-së ka një emër – rimëkëmbje
-
Abdixhiku publikon premtimet e “Rrugës së Re”
-
Abdixhiku: S’kemi kohë të humbim, është koha për kapërcimin e madh