Ka kaluar më tepër se një muaj prej që është dëmtuar komplet nga uji në një vend, njëra anë e rrugës kryesore me katër korsi, që shpie nga qyteti i Pejës deri te rrethrrotullimi rrugor, që ndanë rrugët për Pejë dhe Kullë, në afërsi të shkollës së mesme ekonomike, por ende as që merret kush me riparimin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Natën e 6 qershorit, në pjesën e kësaj rruge në afërsi të lagjes “Fidanishte” në Pejë, kishte shpërthyer njëri prej gypave kryesorë të ujësjellësit që gjendet nën atë rrugë, të cilës forca e ujit ia ka ngritur lart asfaltin 20 deri në 30 centimetra, duke e bërë atë valë-valë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjendja e krijuar në atë rrugë nga ky dëmtim, siç thonë ngasësit e ka bërë shumë të rrezikshme qarkullimin nëpër të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.