Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërthen gypi kryesor i ujësjellësit në Pejë - qindra banorë pa ujë

Ka shpërthyer të martën mbrëma rreth orës 22 njëri prej gypave kryesorë të ujësjellësit që furnizon me ujë të pijshëm qindra shtëpi në rrugën kryesore me 4 shirita në afërsi të lagjes “Fidanishte”.

Gypi shtrihet prej nënstacionit të autobusëve e deri te rrethrrotullimi rrugor që ndan rrugët për Pejë dhe Kullë, në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gypi me dimension prej 30 centimetrash i vendosur paraluftës, shtrihet në tërë këtë rrugë në pjesën afër trotuarit. Dëmi nuk është vetëm në vetë gypin, por uji ka shkatërruar një pjesë të madhe të rrugës ku ka shpërthyer gypi, duke fryrë metra me vete edhe asfaltin, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.