Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor i cili bënë furnizimin e jugut të qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, rreth 10 mijë konsumatorë që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm kanë mbetur pa furnizim, ka bërë të ditur përmes një komunikate KRU 'Hidrodrini' në Pejë.
Shpërthimi i gypit në fjalë ka ndodhur në lagjen Çamëria, me çrast specialistët e KRU ‘Hidrodrini’ , rreth orës 05:05 minuta të mëngjesit, me të marrë informacionin nga qendra për Alarmim i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë filluar punimet për sanimin e dëmit.
“Sipas specialistëve tonë në terren, vjetërsia e gypit mendohet të jetë shkaku që ka çuar deri tek ky problem”, thuhet në komunikatë.
Bazuar në specifikat e prishjes dhe të terrenit, punimet për rregullimin e këtij problem pritet të zgjasin deri rreth mbrëmjes së sotme, kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë.
Nga ky dëm, pa furnimzi kanë mbetur Bashkësitë Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’.
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë katër lagje të Pejës
-
Mbeten pa ujë disa fshatra në Pejë, “Hidrodrini” thotë se rikthehet në orën 17
-
Një zonë e Fushë-Kosovës pa ujë, shpërtheu gypi
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë
-
Shpërthen gypi i ujit, mbesin pa ujë disa pjesë të Bregut të Diellit në Prishtinë