Hajrije Morina nga Zyra e Rregullatorit për Ujë ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e faturave të ujit në vend.
Sipas saj, ndërmarrjet e ujësjellësit janë përballur me kosto të larta operative për shkak të energjisë, e cila përbën një nga shpenzimet kryesore në funksionimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë, është bërë e domosdoshme rritja e tarifave për konsumatorët.
Ajo ka bërë të ditur se tarifat e ujit janë rritur në të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësit, duke përfshirë edhe KRU “Prishtinën”, me rritje që varion nga 34 deri në 42 për qind, varësisht nga kompania.
“Rritje të tarifave ka pasur në përgjithësi në të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësit, jo vetëm për KRU ‘Prishtina’ dhe rritja e tarifave për shërbimet e ujësjellësit ka qenë prej 34 deri në 42 për qind varësisht prej ndërmarrjes së ujësjellësit. Rritja e tarifave kryesisht ka përkuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duhet pasur parasysh që të gjitha bizneset dhe kompanitë që shpenzojnë sasi të madhe të rrymës, kanë qenë të detyruara të dalin në treg të lirë. Pra për shkak të rritjes së madhe të çmimit të rrymës është dashur të rritet edhe tarifa e ujit, sepse shpenzimet e rrymës përbëjnë një kosto shumë të madhe në shpenzimet operative të ndërmarrjeve të ujësjellësit”, ka thënë ajo të mërkurën në “tre8tre” të KTV-së.
VIDEO:
Ajo theksoi se përcaktimi i tarifave bëhet në bazë të kërkesave të vetë ndërmarrjeve dhe nevojës për të mbuluar kostot operative, duke nënvizuar se pa rritjen e çmimit të ujit, ndërmarrjet do ta kishin të vështirë të përballonin shpenzimet e shkaktuara nga energjia elektrike.