Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të premten mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politikë për periudhën 1 janar deri 31 dhjetor 2024.
Vlera e përgjithshme për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është 4 milionë e 800 mijë euro.
Drejtor i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollit financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, tha se Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga 15 parti politike dhe se shuma e ndarë për këto subjektet politike për vitin 2024 është rritur për 600 mijë euro.
“Numri i subjekteve politike i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është 15, ndërsa shuma e mjeteve totale është 4 milionë e 800 mijë euro, kjo shumë është rritur për 600 mijë euro”, tha ai.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, tha se me nëntë vota pro është miratuar kjo pikë.
Edhe
KQZ-ja ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025
Në rend dite, pos miratimit të mjeteve për subjektet politike, është miratuar edhe drafti i planit final të prokurimit për vitin 2024 dhe draft i planit të punës për vitin 2024.
Ndërkaq, është miratuar edhe draftplani final i prokurimit për vitin 2024./EO