Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, ndërsa ndarja e mjeteve për Listën Serbe u kundërshtua nga VV-ja.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, njoftoi se ndarja e mjeteve financiare për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor 2025 është paraparë të jetë në vlerë prej 3,670,800 eurosh. Këto fonde ndahen për 15 subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.
Po ashtu, është paraparë ndarja e mjeteve shtesë për mbështetjen e punës së deputetëve, në vlerë prej 106,898.31 eurosh, bazuar në rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Gjatë mbledhjes, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, shprehu kundërshtimin e tij për ndarjen e fondeve për Listën Serbe.
“Unë i votoj këto ndarje. Votoj kundër për Listën Serbe në çdo rast,” tha Kurteshi. /EkonomiaOnline

-
Lista Serbe, sebep që KQZ-ja të mos e ndajë buxhetin për subjektet politike
-
KQZ miraton fletëvotimet, por nuk kalon ndarja e mjeteve për subjektet politike
-
Mbi 3.6 milionë euro për subjektet që siguruan ulëse në Kuvend
-
KQZ-ja ndan fondet për partitë, VV-ja përfiton mbi 880 mijë euro
-
Shpërndahet materiali zgjedhor