Në Spitalet e Përgjithshme por edhe në klinikat COVID-19 është rritur numri i të hospitalizuarave post-COVID-19.
Sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) 34 pacientë janë të shtrirë si postCOVID-19, ndërsa 16 të tjerë janë pozitivë me koronavirus.
“Bazuar në raportimet e datës 23 nëntor 2021 nga klinikat Covid-19, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, vërehet rritje e numrit të pacientëve post-Covid-19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor. Nga raporti rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post-Covid, përderisa 16 të tjerë janë me Covid-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Në Klinikën Infektive po trajtohen 3 pacientë, në Klinikë e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19, në Spitalin e Pejës, 5 pacientë dhe Spitalin e Gjakovës, 8 pacientë